11 të prekur dhe 1 e vdekur, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri.
Një tregtar i vogël në
qytetin e
Përmetit është vetizoluar në karantine shtëpiake së bashku me 4 pjesëtaret e familjes së tij.
Bëhet fjalë për shtetasin S.P. 49 nga qyteti i
Përmetit, i cili kishte ardhur përmes Aeroportit te Rinasit nga
Italia.
Njëkohësisht ai ka ulur edhe qepenat e supermarketit të tij në
qytetin e
Përmetit për të pamundësuar çdo rrezik të mundshëm kundrejt klientëve të tij.
Tregtari përmetar nuk ka pasur shenja për Koronavirus, por ai thjesht u vetkarantinua me familjen pasi kishte ardhur nga
Italia pesë ditë më parë.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 17:18