Eranda Libohova u falet efektivëve të FNSH-së: Faleminderit që më shpëtuat jetën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë prej tre ditësh janë në “luftë” për të shpëtuar jetën e banorëve të dëmtuar nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin.

Ditën e djeshme u bë e ditur nga Albeu.com se FNSH ka arritur të shpëtoje me sukses 3 figurat e njohura të muzikës shqiptare, Eranda Libohovën, Kejsi Tolën dhe tenorin e mirënjohur Kastriot Tushën.

Pas operacionit me sukses, ka reaguar në rrjetet sociale këngëtarja e mirënjohur Eranda Libohova e cila falenderon FNSH që i shpëtoi jetën asaj dhe kolegëve të saj.

“Si fillim jam shendoshe e mire..Ishim nisur drejt Prishtines per te marre avionin e linjes Prishtine -Zyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa te sfidoj friken...u tremba nga ajri, por uji paskesh qene më keq.

Falenderoj FNSH(forcat e nderhyrjes se shpejte) qe me shpetuan jeten mua e kolegeve te mij artiste Kastriot Tusha Kejsi Tola,e Zeqir Sulkuqi ..

Kjo eshte foto me nje nga efektivet e FNSH-se Genti Hyka mbas operacionit te shpetimit ne Fushe –Kruje”- shkruan Eranda në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2017, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori