Era e fortë e drogës i bën gjëmën dy shqiptarëve, arrestohen nga Policia britanike
Era e fortë e drogës që kultivonin në banesë i tradhtoi dy shqiptarët në Britani, të cilët u arrestuan nga policia pasi fqinjët u ankuan për kundërmimin që vinte nga shtëpia ngjitur.

Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarë janë dënuar me burg për kultivim kanabisi, pasi në banesën e tyre u gjet lëndë narkotike. Shqiptarët e arrestuar janë Mentor Vata dhe Shpresim Vehapaj.

Mentor Vata u dënua me dy vjet burg ndërsa Shpresim Vehapaj mori një dënim prej katër muajsh. Gjykata vendosi që shqiptarët, pasi të mbarojnë dënimin me burg, do të dëbohen nga Britania.

Dy burrat e kishin shndërruar banesën e tyre në një laborator të kultivimit të kanabisit. Në dhomën e parë oficerët gjetën rreth 20-30 bimë, në fazën e hershme të rritjes, si dhe llamba për ndriçimin e lëndës narkotike.

Edhe në dhomën e dytë u gjetën rreth 20-30 bimë, në të njëjtat kushte si në dhomën e parë. Ndërsa në dhomën e tretë u gjetën bimë të thara dhe në papafingo u gjetën rreth 50-60 bimë.
Shtuar më 20/08/2019, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori