Fisnik Syla reagon pas akuzave të forta të Fjolla Morinës: Është në gjendje të rënduar

Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë për deklaratat e rëndë që ish-partnerja e tij, Fjolla Morina, ka bërë publikisht së fundmi në rrjetet sociale.

Teksa i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat, Fisniku shprehet për Fjollën se ‘gjendja e saj shëndetësore nuk është në stadin më të mirë të mundshëm”.

Ai u bën thirrje njerëzve që të mos i marrin për bazë fjalët e Morinës, duke qenë se i thotë në një fazë ku ‘gjendja e saj është e rënduar’.

Deklarata e Fisnik Syla:

Të nderuar, po e ndjej të nevojshme të bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që bërë F. M., (emër i njohur për publikun). Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta.

Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit që të sqaroj të vërtetën mbi personat e përmendur në video, në veçanti mikun tim me inicialet D. K., i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është një nga personat më bamirës dhe human që njoh.

Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.


Shtuar 4.07.2023 16:03