Epidemiologu tregon "skenarin": Dimri do të jetë i vështirë
Dr. Alban Ylli, epidemiolog pranë ISHP ka deklaruar se dimri për vendin tonë do të jetë i vështirë, kjo pasi jemi ende shumë larg imuniteti i tufës. Ai tha në ABC Neës se kjo tregon se në muajt në vazhdim nuk do të kemi një valë të ngjashme me atë që kaluam në muajin Nëntor.

“Do të ketë gjithmonë persona që do të dalin falso negativ. Hipotezat tona bazoheshin në gjetje të tjera të cilat na tregonin që virusi qarkullon në heshtje më shpesh se sa mund të diagnostifikohen. Bazuar mbi këto fakte ne ndërtuam hipotezat tona. Ne jemi duke punuar me të dhënat. Mund të ketë ndonjë artificë të mëvonshme.

Por në Tiranë mund të rezultojë 50%. Ka dhe qytete të tjera. Për valën e dytë ende nuk ka publikime. Vetëm në zona të izoluara. Në radhë të parë dua të sqaroj përdorimin e termit “imuniteti i tufës”. Të gjithë vendet e botës nuk kanë ndjekur imunitetin e tufës por janë përpjekur ta frenojnë në mënyra të tjera.

Arritja në këto përmasa në Tiranë, na ndihmon ne të kuptojmë se në muajt në vazhdim është vështirë të kemi një valë të përmasave të asaj që pamë në fund të nentorit. Por jem ende larg asaj që quhet imuniteti i tufës. Duhet të jemi të përgatitur për një dimër të vështirë dhe një qarkullim të vazhdueshëm të virusit vitin që vjen”, tha Alban Ylli.

Shtuar më 30/12/2020, ora 18:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori