Epidemiologia e ISHP-së: Fundi i majit sjell fundin e masave anti-Covid-19
Epidemiologia e ISHP-së, Eugena Tomini është shprehur se po monitorohet ecuria e koronavirusit në mënyrë që të lehtësohen masat.

Në një intervistë për Ora News, Tomini deklaroi se nga fundit të majit mund të ketë një heqje të kufizimeve pothuajse në të gjithë vendin.

Stina e verës të indukton lëvizjen. Jemi duke monitoruar përkundrejt disa kritereve që janë shumë favorizuese për lehtësimin e masave, dhe të heqjes së kufizimeve. Është e rëndësishme që ky monitorim të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.

Besoj që fundi i majit të na sjell këto indikatorë po stabël, për të sjellë relaksim të masave, sikurse janë kufizimet e fundjavës, lëvizja e automjetet dhe transporti publik, në të gjithë vendit, pa pasur kufizime.

Shpresojmë që këta indikatorë kundrejt rritjes së numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital, të cilat po monitorohen, që java në vijim të çojë drejt fundit ose relaksimit total në raport me Covid-19”, tha ajo.
Shtuar më 23/05/2020, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori