Enver Hoxha ishte xheloz për Nexhmijen! Zbardhet vendimi që habiti komunistët

Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha në kohën e tyre, atë të diktaturës ishte çifti më i lakmuar dhe marrëdhëniet mes tyre gjithmonë janë paraqitur të mira e korrekte.

Por si duket, Enver Hoxha ishte xheloz!

Diktatori Hoxha kishte urdhëruar që bashkëshortja e tij të punonte me orar të kufizuar, si dhe të merrte leje vjetore kur të dëshironte ajo.

Këtë fakt e ka publikuar Kastriot Dërvishi, ku ka bashkangjitur edhe vendimin mbi këtë urdhër të Enver Hoxhës.

Postimi në Facebook

1964/Edhe gruaja e diktatorit punonte me orar të kufizuar
Pas vendimit të vitit 1958 për kufizimin e punës së diktatorit, në vitin 1964 u mor një tjetër vendim për kufizimin e punës së bashkëshortes së tij.

Ndoshta ishte punë xhelozie midis bashkëshortëve, por koha tregoi se shoqja në fjalë nuk paska pasur aq probleme sa për marrë një vendim të posaçëm.

Sipas vendimit të datës 10.1.1964 (edhe ky pa asnjë diskutim), për "restaurimin e shëndetit" të Nexhmije Hoxhës, asokohe 43 vjeçe, u vendos që ajo të punonte "vazhdimisht me orar të reduktuar vetëm nga 6 orë në ditë", si dhe të merrte leje vjetore të zgjatur.

Nexhmije Hoxha në vitet 1949-1958 ishte drejtore e Drejtorisë së Agjitacionit dhe Propagandës. Më 1958-1966 ishte drejtore e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës.

Së fundmi më 1966-1991 ishte drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.

Të gjitha këto emërtesa ishin në varësi të në KQ të PPSH-së. Megjithatë, gjurmët dokumentare të aktivitetit partiak të Nexhmije Hoxhës sidomos në drejtim të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste janë shumë të pakta.

Po ashtu në vitet 1986-1990 ajo mbajti edhe funksionin honorifik të kryetares së Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Ajo është po aq arkitekte e krimit dhe shëmtirës e mizerjes që u quajt "Shqipëri socialiste" sa edhe bashkëshorti i saj. /albeu.com/



Shtuar më 20/10/2017, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori