Enver Hoxha homoseksual?! Zbardhet dëshmia si i vriste dashnorët e rinj…
Pas arrestimit të përkthyesit të Enverit Bulka, në mediat italiane dhe greke shpërthyen artikujt se Enver Hoxha ishte homoseksual.

Këto lajme bazoheshin në dëshmitë e Bulkës i cili tregonte me detaje se si njerëz të shquar të kombit shqiptar në atë kohë, ktheheshin në dashnorë të Hoxhës e më pas vriteshin barbarisht.

Bulka pohoi me pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit.

Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij pasi i kishte detyruar të hynte në marrëdhënie seksuale me ta”.

Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht që të njihej me të gjithë shkrimtarët, poetet dhe kompozitorët e rinj shqiptarë meshkuj në apartamentin e tij luksoz në Tiranë.

Dëshironte që të bisedonte me të gjithë intelektualët e rinj meshkuj shqiptarë për t’u siguruar se ata nuk përbenin kërcënim ndaj autoritetit të tij, por edhe sepse kërkonte dashnorë.

“Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksual që i fshihte prirjet e tij, gjë që e çoi ne paranojë dhe në vrasje, deklaroi Ilir Bulka, ish-bashkëpunëtor i tij që nga viti 1973 deri më 1980, 5 vjet përpara se Hoxha të vdiste, në një intervistë dhënë agjencisë UPI.

Bulka ka kërkuar strehim politik në Greqi. “Frika psikologjike se mos e tallnin e bëri atë që të kapej pas pushtetit me të gjitha mjetet, pavarësisht se kjo do të thoshte përdorim i metodave si shfarosjet masive, tha Bulka, i cili shtoi se Hoxha imponoi një kod të rreptë sjelljeje morale në të gjithë vendin, solli në fuqi ligje që e dënonin homoseksualizmin dhe ata që shpalleshin fajtorë për këtë krim, dënoheshin me të paktën 7 vjet në një kamp pune”- shkruante një gazetë greke e asaj kohe. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori