Eno Mata mori katër plumba, por shpëtoi: Viktimës ia mori jetën vetëm një plumb
Detaje të reja kanë dalë nga atentati që tronditi fshatin Poro në Vlorë, ku humbi jetën Sotiraq Mëhilli dhe u plagosë rëndë Eno Mata.

Ky i fundit dyshohet të ketë qënë edhe shënjestra e autorëve pasi rezulton të jetë me precedentë penale në Greqi.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur deri më tani 4 gëzhoja ndërsa në drejtim të dy të rinjëve është shtënë me breshëri. 22-vjeçarin Sotiraq Mëhillin e ka kapur vetëm një plumb por që ka rezultuar fatal për të pasi e ka prekur në aortën kryesore.

Ndërsa Eno Mata ka marrë 4 plumba në trup dhe si paspjë e plagëve është transportuar drejt Tiranës.
Shtuar më 27/05/2019, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori