Eno Mata flet pas atentatit me një të vrarë
Aleksandër Mata, i njohur në fshatin e tij si Eno Mata ka folur pas atentatit të mbrëmshëm, nga i cili ai mbeti i plagosur ndërsa u vra 22 vjeçari Raqi Mëhillaj.

Sipas Matës, ai është ngatërruar me një anëtar bande që ka kryer vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos disa vite më parë në Greqi.

"Më ngaterrojnë me një anëtar bande që ka vrarë avokatin grek", mësohet të jetë shprehur Mata duke pranuar kështu se ai ishte shënjestra e atentatit.

Mata akuzohet nga autoritetet greke se mori pjesë në vrasjen e avokatit të njohur bashkë me Mikel Brahimajn, edhe ai nga Vlora.

Vrasja sipas grekëve u bë për llogari të biznesmenit Aristides Floros pasi Zafiropulos përfaqësonte shtetin grek në një gjyq ku biznesmeni akuzohej se kishte përvetësua 260 milion euro.

Deri më tani janë vrarë tre shqiptarë që kanë dijeni për këtë vrasje, ku bëri bujë therja me thika e Arbër Bakos pak kohë më parë në burg. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori