Shtatzënë për herë të parë, Ilda Bejleri shfaqet publikisht me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se Ilda Bejleri është në pritje të ëmbël. Moderatorja deri më sot kishte zgjedhur të mos reagonte, por me postimin e fundit duket se indirekt e ka konfirmuar shtatzëninë.

Ilda ka publikuar një foto ku i duket barku i rrumbullakosur. Ajo shfaqet duke mbajtur në dorë një pijë, por e ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për pije alkoolike.

“Është thjeshtë Rose Lemonade”, ka shkruar moderatorja, e cila nuk mund të konsumojë alkool për shkak të shtatzënisë.