Engel: Politika ta votojė heqjen e imunitetit
Eliot Engel
Vetėm pak orė para sė Parlamenti shqiptar tė mblidhet pėr votimin e ndryshimeve kushtetuese pėr heqjen e imunitetit, kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ftuar klasėn politike shqiptare tė votojė kėto ndryshime. Duke iu referuar Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Eliot Engel, thotė nė njė intervistė pėr gazetėn “Bota Sot” thotė se asnjė senator apo zyrtar atje nuk ka imunitet. Nė kėtė drejtim duke iu referuar kėrkesės sė BE pėr statusin kandidat tė Shqipėrisė nė vjeshtėn e kėtij viti, Engel thotė se palėt duhet tė angazhohen pėr heqjen e tij, si rruga mė e mirė pėr kėtė proces.

“Siē e di unė nė qoftė se miratohet ligji (pro amendimit tė Kushtetutės pėr heqjen e imunitetit) pėr heqjen e imunitetit, BE-ja do t`a shohi atė si njė sinjal pozitiv pėr Shqipėrinė nė BE. Perderisa BE thote keshtu mendoj se do jet pozitive edhe pėr Shqipėrinė qė t`a heqi imunitetin. Ne nė SHBA ne nuk kemi imunitet, unė vetė nuk kam imunitet, asnje anėtar i Senatit, Kongresit apo zyrtar i lart nuk ka imunitet. Ēdo anėtar i Kongresit, senatitit apo zyrtar i lart janė si ēdo shtetas Amerikan, dhe nė opinionin tim ėshtė mė mirė qė edhe nė Shqipėri, tė hiqet imuniteti. Unė nuk e di se ciliėshtė teksti i kėtij ligji,mbasi unė nuk e kam parė, natyrisht qė dhe nuk deshiroj tė komentoj. Por, nė qoftė se ėshtė e vėrtet se BE-ja e shef kėtė ligj me favor pėr njė vend qė e ka hequr imunitetin - kjo do tė ndimoj Shqipėrinė nė integrimin nė BE dhe do jete njė hap pozitiv pėr Shqipėrinė”u shpreh Engel.

Sa i pėrket marrjes sė statusit kandidat nė BE tė Shqipėrisė vjeshtėn e kėtij viti, Engel thotė se ėshtė nė favor tė kėtij hapi, edhe nė kuadėr tė 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

“Unė gjithmonė kam qenė nė favor pėr statusin e kandidatit tė BE-sė pėr Shqipėrinė, edhe kėtė vjeshtė nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė sė Shqipėrisė. Unė dėshirojė tė shohim Shqipėrinė dhe Kosovėn si anėtare tė BE-sė dhe anetare tė NATO-s sė bashku. Uė mendojė se BE-ja ėshtė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe Shqipėria duhet tė jet nė BE dhe pas Shqipėrisė, edhe Kosova tė jet nė BE” tha ai.

Nė intervistėn e tij, Eliot Engel, ka komentuar edhe zhvillimet e dy dekadave tė Shqipėrisė, ndėrsa ka vecuar faktin se gjatė viteve tė fundit ėshtė bėrė progres i konsiderueshėm nė tė gjitha fushat. Kongresmeni democrat, Eliot Engel, ėshtė njė anėtar i lartė i Komitetit tė Punėve tė Jashtme tė Dhomės sė Pėrfaqėsueve nė Kongresin amerikan dhe kryetar i Grupit tė Ēėshtjeve Shqiptare.
Shtuar më 05/08/2012, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.