Engel: Mitrovica eshte pjese e Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Kongresmeni demokrat i Nju Jork-ut, Eliot Engel, ka deklaruar se Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës, as edhe një centimetër nga territori i Kosovës nuk do të ndahet, pavarësisht problemeve që ka tani atje.Engel tha se njohja e deritanishme e Kosovës nga 52 shtete të mëdha dhe të fuqishme të botës- SHBA-, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia , Franca dhe së fundi Malajzia, është një sukses i padiskutueshëm.

“Serbia nëse vazhdon të tentoj ndarjen e Kosovës, humb kohë dhe rrezikon integrimin e saj në Evropë”, theksoi Engel.

Kongresmeni Elliot Engel, u zotua se do të vazhdojë mbështetjen dhe përkrahjen e tij ndaj çështjes shqiptare, dhe theksoi se do t'i bashkëngjitet komunitetit shqiptarë në çdo veprimtari edhe në mandatin më të ri, që ai shpreson se do ta fitojë më 4 nëntor. Këto komente kongresmeni amerikan i bëri në një takim me përfaqësuesit e zyrës së LDD-së në Nju Jork.
Shtuar më 03/11/2008, ora 18:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori