Energjia në bregdet, linjë e re transmetimi Vlorë-Sarandë
Autoritetet e energjisë në Shqipëri shpallën planet për ndërtimin e një linje të transmetimit mes Vlorës e Sarandës. Projekti pritet të sjellë përmirësimin me energji të zonës turistike të bregdetit. Kompania përgjegjëse njoftoi për kufizime të thella të energjisë, për dy ditë rresht, në disa zona në Jug të Shqipërisë për shkak të riparimit të një linje të tensionit të lartë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë njoftoi se do të zbatojë një projekt për ndërtimin e një linje të re elektrike që lidh Vlorën me Sarandën. Projekti përfshin ndertimin e linjës 110 kV nga Babica e Vlorës në Sarandë.
Autoritet e kompanisë njoftuan fazën e këshillimit me publikun për ndikimin që projekti ka në mjedis para nisjes së zbatimit.

Projekti shihet mjaft i rëndësishëm për të përmirësuar gjendjen e furnizimit me energji elektrike të rajonit jugperëndimor të vendit, për të perballuar ngarkesën gjithnjë në rritje te furnizimit me energji elektrike sidomos të zonës turistike bregdetare. Kjo zonë është njohur vitet e fundit për ndërtimet intensive dhe rrjedhimisht edhe me nevojat e mëdha për sistemet e furnizimit me energji.

Me ndërtimin e kësaj linje kompania synon të përmirësojë cilësinë e rrjetit të transmetimit si dhe uljen e humbjeve teknike të energjisë, që deri tani vlerësohen prej saj në nivele mjaft te larta.
Shtuar më 06/01/2011, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori