Endri Prifti mesazh Ramës pasi humbi 50 milionë lekë për dy ditë në baste (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur Endri Prifti ka denoncuar në profilin e tij në “Instagram” zhvillimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, që pavarësisht masave të ndërmarra, ende ushtrohet si aktivitet.

Prifti shprehet që në vetëm dy ditë, ka humbur rreth 50 milionë lekë në një pikë bastesh. Ndërsa i drejtohet së fundmi presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama që të mbyllen një orë e më parë lojërat e fatit.

Po ashtu, këngëtari ka kërkuar mbylljen e kanaleve erotike gjatë ditës, me arsyetimin se është krijuar një situatë alarmante për fëmijët.

“Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, kam disa vite që po luftoj me krimin e prostitucionin i vetëm , nuk më është venë veshi nga qeveria . Tashmë është alarmante situata . Nqs juve nuk ju dhimbsen fëmijët tanë , mua më dhimbsen fëmijët tuaj e të gjithë popullit tonë . Ju flas në emër të popullit shqiptar. Duhen ndaluar urgjentisht kanalet erotike gjatë ditës . Që të shkojmë drejt Europës duhet të ndjekim dhe rrugën e saj. Në asnjë vend të Europës apo të botës nuk lejohen gjate ditës këto kanale. Vendi jonë është kthyer në një industri furnizuese për të gjithë Perëndimin me video të tilla, të cilat suportohen kryesisht nga tv tona dhe mbrohen nga vetë situata aktuale . Të shkosh në banka , janë më shumë femra në rradhë; marrin lekët e Youtube nga këto produkte të paleje . Vendi jonë ka mijëra këngëtare që s’njeh askush , vetëm për të justifikuar lekët e Youtube.

Ndaluat kompjuterat apo lloto bastet …Para një jave , duke ditur adrenalinën time mbas koncerteve, një grup shokësh shkojmë në një lokal dhe aty kishte lojëra fati, të cilat ju i ndaluat . Më morën për 2 ditë 15 milionë kesh tek ky lokal, në një zonë nga Pazari Ri, dhe nuk ju mjaftoi kjo, por më futën në celular edhe 30 mijë € baste sportive. M’i futën me pikë në kompjuter, tani duan lekët kesh . Kjo është e paligjshme , e padrejtë , kanë vite të tëra që merren me mua me të njëjtën mënyrë. Janë të njëjtët, janë të lidhura zinxhir të gjitha, krimi , prostitucioni, bixhozi, etj, të cilat mbrohen nga vetë adminstrata juaj . Juve këtë mbase nuk e dini, por kështu është e vërteta .

Edhe për patentën që më morën para 6 muajsh , e gjeta komisarin tuaj dhe një ish, sërish të byrosë tuaj, të cilët udhëhiqen nga shalët e një prostitute . Pra, qeveria merr urdhra nga prostituta për të ndaluar një artist në rrugë . Ju lutem, merrni masa për këto situata të turpshme në vendin tonë të bukur dhe në popullin tonë të pafajshëm”, shkruan Endri Prifti.
Shtuar më 02/10/2019, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori