Ende ska mbarur "lufta" PD-PS
Albeu.com
Dy partitë më të mëdha politike PD-PS vazhdojnë ende "luftën" për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve për votat e 44 qendrave të votimit në vend. Sipas ECA-s dhe KRRIK rezultojnë 4709 qendra votimi të numëruara ku Partia Demokratike ka marrë deri tani 68 mandate dhe Partia Socialiste ka marrë 65 mandate.Po sipas ECA-s koalicioni "Aleanca për Ndryshim" rezulton se ka marrë 70 mandate, "Bashkimi për Ndryshim" ka marrë 66 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" posedon 4 mandate. Kështu kur ende nuk ka një rezultat përfundimtar dhe se pritet numërimi i kutive të fundit beteja mes PD-PS ende vazhdon.
Shtuar më 03/07/2009, ora 03:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori