Të shtëna me amë zjarri në një kishë, plagoset rëndë e mitura në Londër

Një vajzë 7-vjeçare është plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një kishë në Londër.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në një kishë ku po zhvillohej një meshë në përkujtim të një gruaje, që ka vdekur kohë më parë.

Ndërsa mësohet se nga të shtënat me armë zjarri janë lënduar edhe pesë persona të tjerë.

Sakaq gjendja shëndetësore e të miturës është kritike, pasi ajo ka marrë plagë të rënda në trup.
Nga hetimet e para të policisë rezulton se të shtënat kanë ardhur nga një makinë që ka ecur me shpejtësi përgjatë rrugës Phoenix, e cila më pas është larguar.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. Në një deklaratë të lëshuar nga Twitter, Policia e Camden raporton se aktualisht ka “një prani të konsiderueshme të policisë” në zonë.

Në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat dhe helikopterët e shpëtimit, ndërsa disa rrugë janë të mbyllura.
Kisha u evakuua menjëherë pas të shtënave./albeu.com/