Ende asnjë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri! Ministrja: 180 shtretër në karantinë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, deklaroi se aktualisht janë në dispozicion 180 shtretër në karantinë.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu lidhur me kapacitetin e shtretërve në karantinë, Manastirliu tha se strukturat e karantinës i tejkalojnë 180 shtretër, ndërsa tha se në të gjithë vendin janë më shumë se 30 mjekë infeksionistë.


Ajo theksoi se Shqipëria ka të gjitha kapacitetet për të përballuar të gjithë skenarët e mundshëm lidhur me koronavirusin.

“Nëse vendosim të aktivizojmë strukturat e karantinës nuk do të jetë sekret, kemi më shumë se një strukturë. Momentalisht nuk është vlerësuar nevoja e hapjes së karantinës”, tha Manastirliu.

Shtuar më 24/02/2020, ora 23:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori