Enca e ashpër ndaj Bes Kallakut: Foli pasi e refuzova, i urrej hipokritët
Bes Kallaku, pas deklaratave se Enca bën "për ballkon", ndërsa Bleona për profesionalizëm, duke iu referuar këtu roleve që këto dy të fundit kanë tek filmat respektivë të publikuar së fundmi, ka ngjallur reagimin e ashpër të Enca Haxhia.

Sipas Encës, kjo është një hipokrizi dhe padrejtësi e Besit, sepse ai vetë i ka kërkuar asaj që të marrë pjesë në filmin “Falco”.

“Dy nga gjërat që urrej më shumë në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Dhe spuntoja për këtë video është pikërisht ky lajm, që ma dërguan miqtë e mi. Në radhë të parë ndoshta jam shumë naive që e mendoj këtë gjë, por mua personalisht dhe çdo shqiptari duhet t’i bëhet qejfi dhe më behet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet", tha Enca në reagimin e saj.

"Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri-tjetrit."

"Në radhë të dytë ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë mua mu desh ta refuzoja kërkesën e tij, sepse nuk do të bënte sens as për mua, as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja".

Dhe duket si "hakmarrje", sepse Neca shton se pas refuzimit, "Bes Kallaku shprehet në një emision që Enca ka ballkonin ndërsa X ka profesionalizmin”, ka thënë Enca në një story në “Instagram”.

Më tej, ajo e pyet aktorin e humorit se pse ia ofroi rolin në film, për sa kohë që mendon se është e mirë vetëm për ballkon. Enca ia ka bërë të qartë Besit se nga tani e tutje marrëdhëniet mes tyre nuk do të jenë më të mira. Bes Kallaku humbi mundësinë e bashkëpunimit me Encën.

Por ajo pranoi të bëhej pjesë te filmi i Ermal Mamaqit, dhe duket se ka një xhelozi mes tyre, çka ka sjellë edhe përplasjet ne distancë.

"I dashur Besi, cila ishte arsyeja që ti ma ofrove këtë rol kryesor për filmin tënd? Sepse unë isha jo profesioniste? Apo sepse të duhej një ballkon, gjë e cila për mua nuk ka kuptim sepse e ke një ballkon në shtëpi. Jam e zhgënjyer si kolege, por mërzitja ime tjetër ishte edhe seksualizimi i një femre nga ana e tij, mbi të gjitha për një kolege, mbi të gjitha kur vjen nga një person që është bashkëshort, baba, biri i një femre dhe mbi të gjitha artist".

"Ne nuk kemi punuar ndonjëherë bashkë, ti nuk e njeh profesionalizmin tim. Jam e sigurt që nuk do e kesh më mundësinë të punojmë bashkë. I uroj suksese çdo artisti shqiptar, më bëhet shumë qejfi ku shoh filma shqiptar në kinema. Jam shumë e gëzuar që u bëra pjesë e një projekti profesional si ‘I love Tropoja’ dhe komedia më e mirë shqiptare”, ka deklaruar Enca, në reagimin e saj të gjatë karshi Bes Kallakut.
Shtuar më 28/12/2019, ora 19:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori