Lionel Messi kthehet në kampin e PSG: Mezi presim të vazhdojmë të arrijmë objektivat e këtij sezoni

Pas kthimit në kampin parizien pas fitores së Kupës së Botës, në Katar, Lionel Messi u prit nga lojtarët dhe stafi i PSG-së, në një “tunel kampioni”.

Menjëherë pas këtij veprimi të ndjerë, Lionel Messi ka falenderuar stafin dhe shokët e ekipit.

“Një falënderim i madh për shokët e skuadrës dhe gjithë stafin e klubit për mirëpritjen që më bënë.

Tashmë jemi kthyer dhe mezi presim të vazhdojmë të arrijmë objektivat e këtij sezoni, tani me PSG -në ”,- ka shkruar Messi. /albeu.com


Shtuar 4.01.2023 19:45