EMRI/ Vjedhje si në "filma aksion", kapet shqiptari në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar mbi të cilin rëndojnë akuzat e shumë vjedhjeve në zonen e Raguza-s të Italisë.

Sipas policisë italiane i arrestuari është Arxhens Zykollari, dhë i ishin vënë në ndjkeje pas shtimit dhe denoncimeve të rasteve nga qytetarët, të cilëve iu janë plaçkitur shtëpitë, dyqanet si dhe mjete të tjera përfshirë biçikleta dhe televizorë.

Shqiptari në bashkëpunim me disa të tjerë vidhte gjatë natës, ndërsa policia ka mundur të identifikojë edhe 4 bashkëpunëtorët e 20-vjeçarit, që sipas mediave italiane ishin përgjegjës dhe fshihnin mallrat e vjedhura në banesa, restorante, palestra dhe shumë ambiente të tjera.

Shqiptarit dhe grupit të tij iu sekuestruan pajisjet e vjedhura si televizorë, kompjutera dhe tablete, por edhe një shumë prej 30 mijë eurosh. Të gjithë pajisjet e konfiskuara u dorëzuan më pas tek poseduesit e tyre. Shqiptari aktualisht ndodhet në burg.
Shtuar më 20/01/2019, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori