Sot sencë plenare, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Në orën 10:00 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë pritet të mblidhet në seancë plenare.

Siç është njoftuar dhe në faqen zyrtare të Parlamentit, sot në rend dite janë një sërë çështjesh, duke vijuar me shkarkime dhe emërime të ministrave , pas ndryshimeve në qeverinë Rama 3.

Gjithashtu sot do të votohet projektligji për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për sigurimet shoqërore dhe një sërë projektligjesh të tjera.

Kujotojmë se kjo është seanca e dytë brenda një jave.

Të hënën ligjvënësit votuan dekretin e presidentit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave./albeu.com


Shtuar 14.09.2023 08:21