EMRI/ U paraqit në Rinas me emër të rremë, kapet "killeri" i dënuari me 16 vite burg
Policia e Rinasit ka bërë të mundur kapjen e një 54 vjeçari të dënuar me 16 vite burg për vrasje.
Sipas policisë, ai u paraqit në pikën kufitare me identitet të rremë.
Pas verifikimeve, u bë i mundur identifikimi i gjeneraliteteve të vërteta dhe rezultoi se ai ishte shtetasi i
shpallur në
kërkim Adrian Hoxha (Haziz Hysa), 54 vjeç, banues në Siqecë, Patos, i cili udhëtonte si pasagjer i deportuar nga Anglia për në Shqipëri.
Ky
shtetas ishte i
shpallur në
kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë
Fier, me vendimin e datës 17.04.1998, e ka dënuar këtë
shtetas me 16 vite burgim, për veprën penale "Vrasja".
Njoftimi
U prezantua në Policinë Kufitare të Rinasit me identitet të rremë, pasi ishte i
shpallur në
kërkim ndërkombëtar për vrasje, falë verifikimeve të thelluara, shkëmbimit të informacionit në kohë mes Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVP
Fier, identifikohet dhe vihet në pranga.
Vihet në pranga 54-vjeçari i
shpallur në
kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burgim për vrasje.
Në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje, për verifikim më të detajuar, një
shtetas 54-vjeçar, i cili ishte kthyer deportiv nga Anglia. Në momentin e parë ky
shtetas ka dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre.
Pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare e Rinasit në sistemin TIMS dhe dyshimeve të lindura gjatë pohimit të tij në kohën e intervistimit, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Departamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVP
Fier, u bë i mundur identifikimi i gjeneraliteteve të vërteta dhe rezultoi se ai ishte shtetasi i
shpallur në
kërkim Adrian Hoxha (Haziz Hysa), 54 vjeç, banues në Siqecë, Patos, i cili udhëtonte si pasagjer i deportuar nga Anglia për në Shqipëri.
Ky
shtetas ishte i
shpallur në
kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë
Fier, me vendimin e datës 17.04.1998, e ka dënuar këtë
shtetas me 16 vite burgim, për veprën penale "Vrasja".
Ky
shtetas, në datën 30.01.1995, në fshatin Siqecë, Patos, ka vrarë me armë gjahu për motive të dobëta, shtetasin M. Z.
54-vjeçari iu dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë në DVP
Fier, për shoqërim dhe veprime të mëtejshme dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë
Fier kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.
Shtuar më 12/09/2020,
ora 09:15