EMRI /Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset aksidentalisht një grua
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një grua është qëlluar me armë.

Mësohet se dy persona të armatosur pas një sherri mes tyre gabimisht kanë qëlluar në drejtim të një gruaje duke e lënë të plagosur rëndë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gruaja është Flutura Shpori (Muça) po punonte në dyqanin e saj, si shitëse, në momentin që është qëlluar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com/


Shtuar më 18/02/2017, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori