Një saldator shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur, pasi u ndje keq, teksa ishte në vendin e
punës në Cagnano di Pojana Maggiore, Vicenza, pak para
pushimit të drekës.
Ngjarja tragjike ndodhi të enjten e kaluar në ofiçinën e ekskavatorëve VTN Europe në Cagnano, ku punonte 52-vjeçari Besim Doçi.
Vdekja e tij u vu re nga përgjegjësi i ofiçinës vetëm pas
pushimit të drekës, me rinisjen e
punës. Ai njoftoi menjëherë urgjencën, por mbërritja e ndihmës mjekësore vetëm sa konfirmoi humbjen e jetës.
I lindur në Durrës, i ndjeri jetonte prej 25
vjetësh në
Itali, bashkë me vëllezërit në
Itali. Ai punonte prej 14
vjetësh në ofiçinën VTN Europe, bashkë me një vëlla më të vogël, ku ishte i vlerësuar si profesionist i mirë dhe i përkushtuar në punë.
Besim Doçi ka lënë pas gruan dhe dy vajza, 21 e 15 vjeç.
Shtuar më 04/02/2021,
ora 17:33