EMRI/ Shkodër, babai dhunon djalin, dhe i sulet me thikë nuses
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale brenda familjes në Shkodër pasi kryefamiljari i familjes ka dhunuar djalin dhe nusen e djalit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi ka dhunuar me sende të forta djalin e tij 21-vjeçar e më pas me dy thika në brez i sulet atij dhe nuses, që po tentonin t’ia mbathnin për të shpëtuar.

“Në pranga u vu shtetasi Cak Nilaj, 44 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas në banesën e tij për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta djalin e tij, shtetasin K.N. 21 vjeç dhe më pas i ka ndjekur djalin së bashku me bashkëshorten e tij E.N. të cilët po tentonin të largoheshin nga banesa për tiu shmangur shtetasit në fjalë”- njofton policia.

Sipas policisë, gjatë këtij momenti Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Cak Nilaj.

Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 2 armë të ftohta (thika) në brez, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal./albeu.com/



Shtuar më 11/02/2017, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori