EMRI/ Sekuestrohet drogë në makinën që transportonte kryebashkiaken e Roskovecit
Arbër Bufi, 35-vjeçari, nip i kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është proceduar penalisht.

Mediat raportojnë se në makinën e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme droge e llojit kanabis sativa.

Bufi është edhe shofer i bashkisë së Roskovecit, ndërsa droga është gjetur në një nga makinat që përdorej për transportin e kryetares, Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi.
Shtuar më 22/08/2020, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori