Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde
narkotike tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e uniformave blu,
ndërsa në pranga kanë vënë një shtetas.
Lënda
narkotike është
kapur në Portin e Durrësit,
ndërsa drogën e posedonte një 23 vjeçar.
Portali "Albeu" bën me dije se janë
kapur tashmë 94 pako me 26 kg marijuanë,
ndërsa është arrestuar shtetasi Bajram Myftaraj, banues në Tiranë.
Droga është gjetur në mjetin e tij, tip Renault. Ky shtetas tashmë akuzohet për "trafikim të narkotikëve". /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2016,
ora 09:31