EMRI/ Qëlloi me thikë 35-vjeçarin duke i shkaktuar plagë në trup, arrestohet autori
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23 –vjeçar pasi ka goditur me thikë një 35-vjeçar, bashkëfshatarin e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në lagjen “Mbrostar Ferko” ku banonte autori.

Policia e Fierit njoftoi se menjëherë pas marrjes së informacionit u organizuan shërbimet e policisë Fier dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, Arsen Ferkos.

Ai akuzohet tani për "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori