EMRI/ Përplasi për vdekje 45-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përpasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.
Shtuar më 24/10/2018, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori