EMRI/ Përplasi për vdekje 24-vjeçarin, arrestohet pas 4 ditësh shoferi
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e shoferit që aksidentoi për vdekje shtetasin Gertjan Haka më datë 13 shkurt.

I arrestuari është Hasan Pitja 51 vjeç banues po në Elbasan.

Pitja, pasi aksidentoi 24 vjeçarin është larguar me shpejtësi nga vend ngjarja.

Kohë më parë, edhe i riu që ndërroi jetë në aksident, kishte shënuar një viktimë në aksident rrugor. Gertjan Haka i kishte marrë jetën 25-vjeçarit Sajmir Lleshnaku duke e përplasur me makinë, në qershor 2018.


Njoftimi i Policisë:

Policia identifikon dhe ndalon autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e një shtetasi, ndodhur më 13 shkurt 2019.

Specialistët e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar hetimore, bazuar në provat shkencore të grumbulluara bënë identifikimin dhe ndalimin me iniciativë të autorit të dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit G.H., ndodhur më 13 shkurt 2019 në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

U bë ndalimi i shtetasit H.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, u proçeduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, për veprat penale "Moskallzim krimi" dhe "Kallzim i rremë".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 17/02/2019, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori