Berisha sulmon Alibeajn: E ka emëruar Taulant Balla, nuk mund të përfaqësojë PD

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se PD nuk mund të përfaqësohet kurrë nga një person që vetë është emëruar nga Taulant Balla, duke akuzuar kështu drejtëpërdrejtë Enkelejd Alibeajn.

Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama po ndjek një praktikë mafioze për zgjedhjen e presidentit të ri, dhe se nuk do ta njohë kurrë atë.

Komentet Berisha i bëri teksa ka folur pas mbledhjes së grupit të PD.

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund dhe nuk do ta njohë kurrë PD një praktikë të tillë. Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Praktikë kjo që diskrediton institucioni ne Presidencës dhe vetë zgjedhjen e Presidentit. Praktikë që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrjeje një proces që në kushte normale do merrnin pjesë të gjitha palët. Praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që zgjedh dhe që komandon”, tha Berisha./albeu.com/