EMRI/ Mbytet shqiptarja në Itali, nënë e dy fëmijëve
Një emigrante shqiptare është mbytur në plazhin e Metapontos në provincën e Matteras.

Shqiptarja e identifikuar Fatjona Kalimi 26 vjeç e nënë e 2 fëmijëve humbi jetën ndërsa po lahej në detin Jon së bashku me vajzën e saj 6 vjeçe.

Plazhistët kanë parë nënën shqiptare në vështirësi në ujë dhe roja bregdetare është zhytur menjëhere për ta ndihmuar së bashku me një nënoficer policie i cili ndodhej aty me pushime.

Tentativat për ta rianimuar së bashku me urgjencën mjekësore që mbërriti në plazh nuk mundën ti shpëtojnë jetën emigrantes shqiptare. Një problem shëndetësor e ka goditur 26 vjeçaren në ujë duke i marrë dhe jetën.

Në momentin e tragjedisë Fatjona Kalimi po lahej në det së bashku me vajzën 6 vjeçare e cila më ato çaste u vu në rrezik mbytjeje.

Pas kurimit në spital për fat gjendja e saj shëndetësore e vogëlushes është drejt stabilizimit.

Dhjetra raste mbytjeje janë regjistruar këtë verë në bregdetin italian e rekordin e fatkeqësive në ujë e mban provinca e Salentos.


Shtuar më 18/08/2019, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori