EMRI/ Mbytet në lumë kryefamiljari, i biri: Polumbarët nuk erdhën, po e kërkojmë vetë
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Mirditë ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumë.

Burime zyrtare për median bëjnë me dije se viktima është Fran Bardhi nga fshati Ndër-Fan Mirditë.

I biri i 55-vjeçarit, Altin Bardhi tha për “News24” se ata kishin kërkuar ndihmë nga polumbarët, por këta të fundit nuk kishin ardhur. “Kërkuam ndihmë nga policia e polumbarët, por ata nuk kanë ardhur. Vetë ne me banorët e zonës po kërkojmë për trupin e babait tim,” tha Altini.

Ai gjithashtu konstatoi se të atin ia kishte marrë rryma që erdhi nga HEC-i i Repsit.

“Babai punonte në breg të lumit dhe e mori rryma që erdhi nga HEC-i Repsit. Nuk na kishin njoftuar më parë se do të kishte shkarkime. Për dy orë babai ka qëndruar i kapur pas një peme. Doja të hyja në ujë por s’më lanë nga frika e rrymës,” tha i riu.

Ishin familjarët që denoncuan rastin në policinë e Miditës, megjithëse ata pretendojnë se forcat policore nuk kanë ndërhyrë në kohë për shpëtimin e Franit.

Nga ana tjetër policia ka bërë me dije se kërkimet për 55-vjeçarin nisën sapo u njoftuan nga familjarët. Gjithashtu policia raportoi se kërkoi ndihmën e RENEA-s për këtë aksion shpëtimi./albeu.com/

Shtuar më 05/02/2017, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori