EMRI/ Masakron me thikë guzhinierin italian, shqiptari dorëzohet vetë në polici
Një guzhinier italian ka humbur jetën pas goditjeve me thike nga një shtetas shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Monte Karlo dhe shqiptari mësohet të jetën Rikart Nika, 30 vjeç.

Ky i fundit është dorëzuar disa orë pas vrasjes te karabinierët e Bordighera-s, komunë në Itali ku edhe banonte.

Autori dhe viktima punonin në të njëjtin restorant, ne kuzhine. Skena e krimit sipas mediave italiane tregon se ka pasur nje perleshje te dhunshme.

Autori e ka goditur disa here me thike italianin, por edhe ky i fundit eshte perpjekur te vetembrohet, pasi autori ka disa plage te lehta me thike.

Vrasja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por është zbuluar nga policia e Monakos vetëm pas orës 22, pas alarmit të lëshuar nga karabinierët e Bordighera-s, që sapo kishin marrë rrëfimin e Nikës.

Motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

“U zura me një koleg, në restorantin ku punoj. Më pas e godita me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur”, mesohet se ka thene shqiptari kur eshte vetedorezuar./albeu.com/



Shtuar më 25/02/2017, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori