EMRI/ Ky është zyrtari që iu rrëmbye dhe iu dogj makina në Lezhë
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e mbrëmshme në autostradën Lezhë-Shkodër, ku një shtetasi iu vodh me dhunë makina dhe më pas autorët i vunë flakën.

Ngjarja ka ndodhuur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, ku në afërsi të fshatit Kakarriq disa persona kanë grabitur nën kërcënimin e armes makinën tip "Benz" të shtetasit Nikolin Kola.

Autorët kanë udhëtuar rreth dy kilometra me makinë e Kolës dhe më pas i kanë vënë flakën.

Mësohet se pronari i "Benzit" me targa AA377kh ishte punonjës i bordit të Kullimit. ai në polici është shprehur se nuk i njeh autorët dhe se nuk ia ka idenë se pse ata i kanë djegur makinën pas grabitjes.

Ndërkohë policia po vijon ende hetimet për zbardhjen e plote të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori