E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
EMRI/ Ky është personi në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit
Policia ka shpallur në kërkim Klodian Banen, në lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Bane, 38 vjeç, nga Patosi, dyshohet se është pikërisht personi që ka qëlluar mbi Kurtin, të vrarë mbrëmjen e 18 marsit, duke e lënë të vdekur në derën e shtëpisë.

Një ditë më parë policia vuri në pranga tre persona si bashkëpunëtorë të Banes në kryerjen e vrasjes, shkruan A2.Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, lindurPatos dhe banues në Patos, Fier; Olsi Qalliu, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Atyre iu janë sekuestruar një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro dhe lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.
Shtuar më 27/03/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori