14 të plagosur, kush është shqiptari që u masakrua me thikë në burgun grek
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun grek të Karidalosit, ku raportohet se është masakruar me thikë një shtetas shqiptarë.

Viktima raportohet të jetë Albert Bako dhe sipas të përditshmes ‘Protothema’, u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania.

Albert Bako ishte në burg pasi në Nëntor të 2014-s, hapi zjarr me kallashnikov në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona. Gjithashtu, sëbashku me një tjetër person ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos.

Në atë kohë, policia e cilësoi Bakon si një individ psikopatik, me profilin e një vrasësi serial. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori