Emri, kush është kavajasi i cili kryente veprime të turpshme në sy të 10-vjeçarit
Policia ka ndaluar një 38-vjeçar në Kavajë pasi është kapur duke kryer veprimeturpshme në sy të një fëmije të mitur.

Policia bën me dije se pas verifikimeve dhe hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Prokurorinë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:

– J. Hoxha 38 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas më datë 26.05.2018, në një ambient të pabanuar, në qytetin e Kavajës ka kryer vepra të turpshme me shtetasin e mitur M. A. rreth 10 vjeç.

Shtetasi J. H. gjatë momentit të intervistimit ka shfaqur shenja të çekuilibrit mendor.

Rikujtojmë se ndalimi i tij u bë pasi një video qarkulloi në median online, ku personi në fjalë kryente veprimeturpshme në sy të një djali 10-vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori