EMRI/ Kush është i riu shqiptar i kapur me 2 milionë euro lëndë narkotike
Një laborator i vërtet droge është zbuluar dhe sekuestruar nga policia italiane, ndërsa brenda banesës janë gjetur mbi 30 kg heroinë e pastër dhe disa gramë kokainë.

Në pranga ka përfunduar 23 vjeçari me orijginë shqiptare, Idrit Memaj, i cili jeton në Prato.

Operacioni nisi pas një kontrolli ndaj të riut shqiptar, përmes Turazza në Padova, ndërsa po ngiste një “Polo” të bardhë, një makinë e modelit dhe ngjyrës që korrespondonte me një makinë të raportuar në polici për shkak të dyshimeve.

Duke parë edhe sistemit mbikëqyrës të qytetit, policia zhvilloi kontrolle anës rrugës. I riu fillimisht u përpoq të dilte i qetë, disa herë i guximshëm, madje duke kërkuar llogari dhe arsye për kontrollin.

Duke qenë të njohura për policinë se makinat e këtij modeli kanë një ndarje nën sediljen anësore të pasagjerit (një lloj mbajtëse objektesh), kur e hapën atë, policia gjeti tre pako të vogla me heroinë. Së bashku me substancën, u kap edhe shuma prej 520 € uro.

Rezultatet e veprimtarisë hetimore çuan në mbrëmje vonë, në bastisjen e një apartamenti në katin e dytë në lokalitetin e Bosaro. Aty u zbulua një laborator i vërtetë kushtuar paketimit të lëndës narkotike. Policët, me një befasi të madhe, dhe megjithatë gjetën konfirmimin e dyshimeve fillestare, gjetën dhe sekuestruan një total prej më shumë se 30 kg heroinë dhe disa gramë kokainë. Nëse sasia e drogës do dilte në treg, vlerësohet se mund të kapte shifrën e 2 milion euro.

E gjithë banesa është përdorur si një rafineri e drogës. Përveç barnave të lartpërmendura, u gjet dhe sekuestrua një blender, presa, peshore, një makinë vakumi, një maskë gazi, një sitë dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës.
Shtuar më 30/10/2020, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori