EMRI/ Kush është i plagosuri me armë në Shkodër, detajet e para
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Bushatit në lagjen “Dodaj”.

I plagosur është Palok Dodaj, i njohur edhe me emrin Lin, 65-vjeç në banesën e tij.

Një pistë dyshimi është se i plagosuri mund të ketë qenë duke pastruar armën dhe është vetplagosur. Ai është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ende nuk bëhen të ditura më tepër detaje rreth ngjarjes. Pritet informacioni zyrtar nga policia.

Shtuar më 21/08/2019, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori