Njerëzit bërtasin të dëshpëruar, momenti i rrëzimit të avionit në Nepal u filmua nga një pasagjer (VIDEO)

Një telefon celular i gjetur nga rrënojat e avionit të Yeti Airlines që u rrëzua sot në Nepal, duket se ka kapur momentet e fundit të fluturimit fatal.

Avioni me dy motorë ATR 72 nga Katmandu, me 72 persona, u rrëzua pak para uljes në Pokhara. Të paktën 68 nga pasagjerët kanë vdekur.

Videoja, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, fillon me pamjet e pasagjerëve të ulur brenda aeroplanit dhe qyteti më poshtë shihet nga dritarja teksa avioni qarkullon para uljes. Papritur ka një shpërthim dhe ekrani shkon lart e poshtë. Sekondat e fundit tregojnë zjarr jashtë dritares dhe britmat e pasagjerëve të dëshpëruar.

NDTV, që transmetoi videon, nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e saj.

Një video tjetër nga toka kapi rrugën e fluturimit teksa nisi uljen. Avioni papritmas u rrëzua në të majtë, u kthye përmbys dhe raportet thonë se më pas shpërtheu “në një vorbull zjarri”.

/albeu.com


Shtuar 16.01.2023 09:26