EMRI/ Kapet hajduti në QSUT, vodhi një Iphone duke i vënë thikën në fyt infermieres
Iniciativa për t’u bërë me “Iphonenëpërmjet vjedhjes nuk i ka dalë mirë një 33-vjeçari nga Tirana. Policia e kryeqytetit njofton se ka arrestuar Albert Tushen me akuzën e vjedhjes pasi disa ditë më parë ai ka përvetësuar një aparat celular të tipit “Iphone” në ambientet e pavijonit të pediatrisë në QSUT.

Tusha e ka marrë celularin nëpërmjet kërcënimit të punonjesve duke iu vendosur thikën në fyt njerës prej tyre.

Por, nuk ka mjatuar ky tmerr për punonjesen në fjalë, pasi mësohet se asaj i është bërë presion me kërcënimin se do të largohej nga puna edhe nga eprorët me kërkesën se duhej të kishte tentuar ta ndalonte hajdutin! /Albeu.com/
Shtuar më 21/10/2016, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori