EMRI/ Identifikohet gruaja që u masakarua dhe u hodh në ferra në Sharrë
Një grua e masakruar është gjetur në kodrat e liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm nga qytetarët e rastit.

Pas këtij lajmi tronditës policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe ajo është Lirie Xhepa rreth 45 vjeç.

Në mbikqyrjet e para bëhet e ditur se viktima është me shumë plagë në kokë gjë që mund ti jetë shkaktuar nga godtijet me sende të forta. Gjithashtu në trupin e viktimës ka tre plagë plumbi.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në kodrat e liqenit të Sharrës.

Ndërkohë polica ka marrë trupin dhe pritet që në orët në vijim të zbardhet autopsia e plotë. /albeu.com/



Shtuar më 14/02/2019, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori