Emri i eurodeputetit del në përgjime: Me 100 mijë euro kap kë të duash në Shqipëri
Shkatërrimi i rrjetit të klanit mafioz “Ndrangheta” i dyshuar për pastrim parash ka nxjerrë edhe emra të rëndësishëm në dritë..

Franco Talarico që mbante detyrën e sekretarit rajonal të UDC dhe që aktualisht është lënë në arrest shtëpie, pas mega-operacionit që vuri në pranga 50 persona në Itali për aferën korruptive prej 250 milionë eurosh, ka pasur si synim marrëveshjen me spitaletShqipëri.

Në disa përgjime, të publikuara nga mediat italiane, konkretisht “Il Gazzettino”, shkruan se në një darkë të zhvilluar në Romë, ku mes të pranishmëve ndodhej edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, Talarico ka shprehur dëshirën për të hyrë me tendera në spitaletShqipëri.

Darka është zhvilluar më 7 korrik 2017 në restorantin Tullio, në qendër të Romës dhe të pranishëm janë biznesmeni Antonio Gallo, sekretari Franco Talarico e Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio, të gjithë të përfshirë).

“Uh… korrupsioni total… tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet,”- është shprehur Talarico.

Eurodeputeti Lorenzo Cesa ka dhënë dorëheqjen pas daljes së këtyre përgjimeve, por ka deklaruar se nuk ka lidhje me to. Një ditë më parë, u finalizua operacioni që vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.
Shtuar më 23/01/2021, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori