EMRI/ Gjendet i vdekur i zhdukuri nga Tepelena (FOTO LAJM)

I zhdukur prej 5 shkurtit, gjendet i vdekur në malet e Këlcyrës, Sokol Rama.

33-vjeçari Sokol Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Tepelenë, ndërsa për herë të fundit ishte lokalizuar përmes telefonit në Përmet.

Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas, shoku i tij Roland Milo nga Përmeti, por për të ende nuk ka informacione. I riu nga Përmeti, dyshohet se është fshehur vetë pasi dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje me Sokol Ramën.

Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje. Për zhdukjet e mistershme policia po hetonte nëse djemtë ishin përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale.
Shtuar më 19/02/2019, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori