Nuk është ajo e Rio de Zhanero, ku ndodhet statuja më e lartë në botë e Krishtit

Statuja e krishtit që ndodhet ne Rio De Zhanero, Brazil 38 metra nuk është më më e larta në botë, sepse në qyetin brazilian Enkantado është ndërtuar një tjetër statujë e Jezusit plot 43 metra e lartë.

Ajo është e ndërtuar me beton mbi një strukturë metalike, e vendosur në një kodër mbi qytet, por vendi do të hapet për publikun vetëm vitin e ardhshëm.

Vizitorët do mund ta shohin qytetin përmes një pike vrojtimi e cila ndodhet tek zemra e statujës.

Për krijimin e statujës së famshme të Jezu Krishtit në kryeqytetin e Brazilit, Rio De Zhanero u deshën plot nëntë vite për t’u përfunduar në 1931, duke u shndërruar në ikonë të qytetit dhe një nga mrekullitë e botës.


Shtuar 30.04.2022 18:58