Zbardhet emri, ekzekutohet me armë zjarri 27 vjeçari në Vlorë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Llogara, në fshatin Dukat Fushë në Vlorë.

Burime nga vendngjarja bëjnë medije se ka humbur jetën një 27-vjeçar, i identifikuar si Benjamin Bezhanaj.

Viktima është qëlluar teksa lëvizte me mjetin e tij tip ”Mercedes Benz.”, teksa mësohet se i riu ishte kthyer nga Italia pak ditë më parë.

”Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.”, informon policia.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shtuar më 01/12/2020, ora 21:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori