Filloi para regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal“

Filloi para regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2022-2023 në programin pilot “Jahja Kemal”.

Mësimi realizohet sipas plan programit për shkollat fillore të përgatitura nga Biroja për zhvillimin e arsimit dhe të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Paralelet janë në gjuhë Shqipe dhe Maqedonase, mësimi realizohet me ndihmën e mjeteve më bashkëkohore teknikeː kompjuterë, tabelë digjitale (smartboard), gjithashtu theks të veçantë i kushtohet mësimit intensiv të gjuhës Angleze dhe shahut si lëndë e detyrueshme në klasën e parë.


Shtuar 18.04.2022 16:36