EMRI/ E zuri korenti, ndërron jetë punonjësi i kabllorit
Një punonjës kabllori në Roskovec ka humbur jetën pas kontaktit me korentin.

Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari, Gentian Dervishi ka ndërruar jetë kur ka qenë duke punuar.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Fierit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:
“Në datën 26.12.2018, rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Rroskovec, ka rënë nga shtylla ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasi G.D, 35 vjeç, banues në Patos (punonjës i një firme kabllore).

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G.D duke punuar ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Shtuar më 26/12/2018, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori